Edhe pse të gjithë duam të mbahemi fort pas ditëve të fundit të verës, duket se dalëngadalë vjeshta ka nisur të japë sinjalet e para se po vjen sezoni i saj. Temperatura të paqëndrueshme, shira të vrullshëm, dhe dielli që del beftas na e kanë vështirësuar paksa zgjedhjen e veshjes së përditshmërisë sonë, apo qoftë edhe outfit-in e një darke mes miqsh e njerëzish të zemrës.
Është pikërisht sezoni ku në veshje duam (dhe është e nevojshme) që të jetë prekja dy stinore verë-vjeshtë, pasi krahas pëlhurave të lehta që na bëjnë ta zgjasim edhe pak sezonin e ngrohtë, me surprizat e herëpashershme të motit këtë fundgushti, një këmishë lino, apo një xhaketë e hedhur krahëve kur nis freskon duket se tashmë është domosdoshmëri.
Nëse ju nuk bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që kombinimi i veshjeve është pika juaj e fortë, atëherë na lejoni t’ju japim një dorë! Në fakt jo ne, por disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar të cilat njihen për shijen e mirë në veshje kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale disa ide kombinimesh veshjesh që do t’i shkonin për shtat motit të këtyre ditëve…
Ah, dhe mos harroni të vini çadrën në çantë çdo mëngjes!



















