Këngëtarja Enca Haxhia e cila së fundmi nuk ka qenë aktive në tregun muzikor ka bërë një reagim befasues në rrjete sociale, ku shprehet se ka ardhur koha që artistët shqiptarë të tregojnë hapur prirjet e tyre seksuale, dhe në këtë mënyrë do të pranohen edhe nga fansat.
Sipas saj këta artistë duhet ta tregojnë veten e tyre, gjithashtu do të kenë dhe mbështetjen e fansave. Ndërkaq ajo shtoi se bota do të ishte një vend më i mirë nëse nuk do të ishim kaq gjykues dhe t’i lëmë të tjerët të jetojnë të lirë.
“Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për pak realitet në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre. Na ka ardhur në majë të hundës me toksicitetin dhe maskulinitetin e rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë, ndaj tregoni veten tuaj të vërtetë. Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht”, ka shkruar ajo.



















