Kylie Jenner festoi markën e saj Kylie Cosmetics me një festë të mbushur me yje këtë javë.
Biznesmenja 25-vjeçare Kylie Jenner bëri bashkë shumë yje të showbizit dhe sigurisht të gjithë familjen e saj në një festë të organizuar mbrëmë (24 gusht) në Ulta Beauty në Westwood, Kaliforni për të festuar linjën e saj të kozmetikës ”Kylie Cosmetics”.
Kylie kishte prezet në këtë mbrëmje të rëndësishme për të të gjithë njerzit e zemrëz, nga mamaja Kris Jenner (me të dashurin Corey Gamble) dhe babai Caitlyn Jenner (me shoqëruesen Sophia Hutchins), si dhe motrat Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian e shoqëruar me burrin Travis Barker.
Djali i Travisit, Landon Barker, ishte i pranishëm me të dashurën Charli D’Amelio dhe ata u panë të kapur për dore teksa po hynin në festë.
Ndërsa festat për familjen këto muaj nuk kanëasur të ndalur kujtojmë që vetëm javën e kaluar, shumica e familjes doli për një festë për të festuar markën e Kendall. Më poshtë mund të shihni fotot më të bukura nga eventi…



















