KreuArt

‘E gatshme të braktiste djemtë e saj’; zbulohet një sekret tjetër për Princeshë Dianën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga jetesa e Princeshës Diana. Së fundmi, ish-badigardi i saj ka rrëfyer se ajo po planifikonte të transferohej në Amerikë me të dashurin Dodi Al-Fayed. Lee Sansum ka thënë se ky ishte plani i saj para vdekjes tragjike.

“Shtypi ishte fatkeqësia e jetës së saj kudo. Dhe ajo më tha: Nuk kam asgjë që mund të bëj në Mbrëtërinë e Bashkuar. Gazetat më ‘sulmojnë’ pa marrë parasysh se çfarë bëj. Dua të shkoj në SHBA dhe të jetoj atje që të mund të largohem nga e gjithë kjo. Të paktën në Amerikë më pëlqejnë dhe do të më lënë të qetë’”.

Por a do i braktiste ajo djemtë e saj?

“Mund të thuash që Diana ishte një nënë e mrekullueshme, kaq e dashur dhe e vëmendshme për dy djemtë e saj, por dukej sikur mund t’i duhej t’i linte të dy në Britaninë e Madhe për të shpëtuar nga shtypi, i cili e përndiqte pamëshirshëm çdo ditë të jetës së saj, Ishte gjithashtu për t’i çliruar ata nga e gjithë vëmendja që morën kur ajo ishte me ta. Vendi do të ishte i mbushur plot me paparacë, të dëshpëruar për të marrë fotografitë e princeshës që do të linte të gjitha pas për të ikur në Amerikë.” theksoi Sansum.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF