Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë muajin e dytë të mjaltit në kryeqytetin global të modës Milano, pasi lidhën kurorë në një dasmë luksoze për familjen dhe miqtë në Georgia, më 20 gusht.
Ylli i ‘Marry Me’ 53 vjeç, dukej elegante me një kostum të bardhë pantallona me bel të lartë që e lejonin të shfaqte barkun e saj të zbukuruar dhe krahët e tonifikuar dhe një ‘crop-top’..
Affleck 50 vjeç kishte zgjedhur një veshje më casual teksa dyshja kanë dalë për të bërë blerje në qytetin italian.
Të kapur dorë për dore, çifti më i përfolur i momentit në shoëbiz-in botëror rrëmbyen vështrimet e njerëzve të rastësishëm që ndodheshin aty.



















