Festivali “Sunny Hill” ë shtë shë ndë rruar në festivalin më të dashur të shqiptarisë . Për herë të parë vjen edhe në Shqipë ri pasi u thye në një fenomen mjaft të dashur në Kosovë. Shumë artistë të huaj dhe shqiptarë performuan në skenën e madhe dhe performancat e tyre ishin mjaft elektrizuese.
Tashmë çdo gjë është gati edhe në Shqipë ri dhe sot starton nata e parë e cila padyshim do të jetë e paharrueshme me artistët më në zë të shqioërisë
Fati Gjakova , një prej organizatorëve të këtij festivali ka dhënë së fundmi një intervistë për Tv Klan. Ai ka thënë se skena zë një sipërfaqe prej 40 metrash katrorë.
“Jemi drejt fundit, po provojmë zërin. Është skena më e madhe në rajon, edhe më e madhe se ajo e Prishtinës, për vetë vendin që kemi këtu”, tha ai.
Festivali vijon tre ditë.
“Janë 40 këngëtarë vendas e të huaj. Duke filluar nga Fedez, Stormz”- vijoi më tej ai.
“Do të jetë cashless, pra nuk do paguhet me lekë, por nëpërmjet aplikacionit, që do jetë portofoli apo bracelets që e mbush në pika të vendosura”, dha një tjetër informacion organizatori.
Dua Lipa është organizatore e këtij festivali së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa.



















