KreuArt

Dea, a ndihesh në shtëpi këto ditë?

Dea, a ndihesh në shtëpi këto ditë?

Dea Mishel e njohur si ‘’blogere’’ në rrjete sociale, shpesh publikon video me tedencë ‘influencuese’ tek të rinjtë, ndjekësit e saj në internet. Deri tek tutorialet se si të bëjmë një make-up të bukur, mund ta pranonim ‘ndikimin e saj’ por kjo e fundit është më shumë se e papranueshme. Blogerja ka bërë një video ku në një mënyrë përbuzëse dhe tallëse pyet: “Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi me çati apo një institucion?!”

Në fakt si një vajzë që ka mbaruar studimet për arkitekturë Dea ka pyetur më në detaje por gazi i saj për këtë kuriozitet ka bërë që video të zgjatej pak si shumë… Një video që është bërë virale por që ne hezitojmë ta dëgjojmë për një herë të dytë, jo më ta publikojmë.
Nëse kurioziteti i Deas për të mësuar është më i sinqertë sesa postimi i saj, do ta pranonim, por qeshjet, ngërdheshjet dhe sjelljen e saj nuk e kapërdijmë dot.

Në botë, në Shqipëri ka shumë fëmijë jetim, dhe femijët jetim jetojnë në një shtëpi. E nëse Dea do një përgjigje lidhur me pyetjen që ka bërë…
Po Dea fëmijët jetim që disa prej tyre mund të jenë Arkitekt/e shumë të zotë në profesionin (që ty të paska mbetur në tentativë) mund të të ndërtojnë edhe shtëpinë tënde jo vetëm të të shuajnë ty kuriozitetin.
Dhe në fakt dikush ka thënë ‘Shtëpia nuk është një vend por një kusht ku zemra dhe mendja mund të qeshin pa turp’’!
Dea, a ndihesh në shtëpi këto ditë?

Nga Emi Koleci 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF