Ford Escort i Princeshës Diana i vitit 1985 u shit për më shumë se 850,000 dollarë në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar të mbajtur të shtunën.
Makina, në pronësi të Princeshës viti 1985 deri në 1988, u shit pas një beteje “të ashpër ofertash”, tha Silverstone Auctions.
Një video e postuar nga Richards në Twitterttregonnjë turmë njerëzish që duartrokisnin pas mbylljes së ankandit.
Makina ka patur pronarë të shumtë pas Princeshës Diana dhe ka rreth 25,000 milje në të.Pronari i ri i saj nuk u identifikua nga Silverstone.
Ankandi vjen një javë para 25-vjetorit të vdekjes tragjike të Princeshës , kur një limuzinë në të cilën 36-vjeçarja ishte pasagjere u përplas në një tunel të Parisit për të shmangur paparacët që po e ndiqnin me motor.



















