Instagram-i padyshim është një nga rrjetet sociale me të përdorura edhe nga personazhet e famshëm shqiptar.
Prej kohësh ai është një matës i audiencës së personazheve duke kuptuar kështu popullaritetin e tyre, të paktën nga përdoruesit e Instagram.
“Terra world” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për “Instagram”-in, nga muaji qershor deri në korrik.
Ylli Limani shihet se ka fituar tri pozicione në “Instagram”, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’. Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.
Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën.
Dhe pikërisht Einxhel edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenurit ‘trend’ me 114%. Kjo duket se ka ardhur pas lajmit të shtatzanisë.



















