
Ikona e Hollivudit, Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe po bën kimioterapi.
Në një postim për 1.9 milionë ndjekësit e saj në Instagram, 84-vjeçarja tha se vuante nga limfoma jo-Hodgkin. Aktorja fituese e Oskarit përdori postimin e saj për të theksuar gjendjen e kujdesit shëndetësor në SHBA dhe tha se do të vazhdojë me aktivizmin e saj. Ajo shkroi se ndihej “me fat sepse kam sigurim shëndetësor dhe akses në mjekët dhe trajtimet më të mira” dhe shtoi “Jam e privilegjuar në këtë”



















