Kim Kardashian del me pizhame saten në Milano!

Kim Kardashian u pa duke dalë nga një sesion fotografik  në Milano me vajzën e saj nëntë vjeçare, North, përdore. Ylli 41 vjeç i reality shoë-t, dukej mahnitëse e veshur me një palë pizhame nga materiali saten teksa po shkonte drejt makinës që e priste jashtë.

Nëna e katër fëmijëve fluturoi në qytetin italian për të marrë pjesë në Javën e Modës në Milano, dhe së fundmi paraqiti koleksionin e saj “Ciao, Kim” me Dolce & Gabbana të shtunën. Me të mbaruar setin fotografik megjithatë, ajo duket vendosi të zgjidhte në fund rehatinë me një bluzë të bardhë me dekolte dhe rripa të hollë, e sipër një bluzë argjendi saten me xhepa përpara e cila ishte e lidhur me një rrip të të njëjtit material për të theksuar belin e saj të hollë.

Këto, i kombinoi me një palë pantallona të gjerë që përputheshin me pjesën e sipërme, thotë DailyMail. Për të kompletuar veshjen, ylli i “The Kardashians” zgjodhi dhe një palë taka të tejdukshme dhe me majë, ndërsa flokët ka preferuat t`i mbajë të ndara në mes. Bizhuteritë e saj ndërkohë minimaliste, të përbëra nga një gjerdan argjendi i hollë që përmbante një varëse në formë kryqi, ndërsa makiazhi gjithashtu ishte i pastër e i thjeshtë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article