KreuBusull

Pas dasmës, Armina zbulon arsyen pse s’do bëjnë muaj mjalti!

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë këtë të diel. Dhe siç e do tradita ata tashmë duhet të ishin në muaj mjalti, por angazhimet e shumta e pengojnë çiftin ta bëjë diçka të tillë.

Këtë e ka zbuluar vetë Armina, në “Goca dhe Gra”, ku tregoi se ata së shpejti kanë përvjetorin e njohjes dhe ajo do të dëshironte të rikthehej për ndonjë fundjavë në Como, pasi më shumë e ka të pamundur për shkak të punës.

“Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës Parisit, shumë punë shumë impenjime”, tha ajo.

Ndërkohë që pushimet më të gjata ajo dëshiron t’i bëjë në Amerikën Latine, dhe me shumë mundësi ata do të shkojnë në muajin janar, “Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën”.

Tags:

Home

Revista Bordo
No. 43

SHKARKO VERSIONIN PDF