Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë pak ditë më parë.
Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Rüya Roe.
Po cili është kuptimi i këtij emri të veçantë? Rüya është fjalë turke dhe do të thotë ëndërr. “Rüya. Një ëndërr, një vizion.”, ka shkruar Sara, përkrah një fotografie ku shihet torta me mbishkrimin e emrit të vogëlushes.
Kujtojmë që në familjen e bukur të Sarës dhe Ledionit, vajza vjen pas dy djemve, London dhe Roman.



















