Ylli i muzikës botërore LP, do të mbajë një koncert madhështor ditën e nesërme, më 9 tetor, në orën 20:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Koncertet që LP zhvillon nëpër botë janë padisktim ndër më të bukurit, të tejmbushur nga fansat e shumtë të muzikës së këngëtares.
Lajmi i bukur që LP do të vijë në Tiranë ka gëzuar pamasë të gjithë adhuruesit e “Lost On You”, dhe jo vetëm, pasi hitet e LP janë të shumta, duke filluar nga “When We’re High”, “Dreamcatcher”, “Tightrope”, “Recovery”, e duke vazhduar me “Strange”, “Shaken”, “Other People”, e shumë të tjera.
Laura Pergolizzi, e njohur me emrin e artit LP, ka lindur në Long Island në vitin 1981. Megjithëse kishte vite që merrte pjesë në koncerte anembanë Amerikës, fama botërore i erdhi kur kënga e saj “Lost on you” kapërceu oqeanin dhe arriti Europën.
“Lost on you” është një nga 4 këngët më të kërkuara në aplikacionin Shazam. Emrin LP ajo e përdor edhe në jetën private, ku identifikon veten si gjini neutrale.
Njihuni me çmimet ekonomike të biletave:
Zonat B, C – 2500 lekë
Zonat D1, D2, D3 – 3000 lekë
Zonat A1, A3, A4, A6 – 6000 lekë
Zonat A2, A5 – 7000 lekë
Biletat mund t’i blini online në www.myticket.al dhe automatikisht u vinë në email në format PDF, si dhe fizikisht në agjencitë e përzgjedhura @unionnet_ëesternunion në link:
https://ëëë.myticket.al/agjenciteËU.php