Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey, të shtunën më 13 maj me gjysmëfinale të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj.
BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të Konkursit.
Liverpooli u zgjodh pas një procesi që ekzaminoi objektet në vend; aftësia për të akomoduar mijëra delegacione, ekuipazh, tifozë dhe gazetarë; infrastruktura; dhe oferta kulturore e qytetit pritës në pasqyrimin e fitores së Ukrainës në 2022. “Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovision në emër të Ukrainës”, u shpreh mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Osterdahl.
Ky do të jetë konkursi i parë i këngës në Eurovision që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në 25 vjet dhe, ndërsa ne punojmë me transmetuesin tonë pritës, BBC, për të festuar fitoren e Ukrainës, ky prodhim unik premton të jetë me të vërtetë shumë i veçantë”.
Kujtojmë që grupi Kalush ishte fitues i Eurovision 2022 por për shkak të situatës në Ukrainë, festivali i vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet atje.



















