Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti Charles III u bë mbreti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sidoqoftë do të ketë një ceremoni kurorëzimi në një datë të mëvonshme. Sipas Bloomberg, ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III do të mbahet më 3 qershor 2023, në Westminster Abbey në Londër.
Duke qenë se ai ka ditëlindjen në nëntor, mbreti Charles III do të jetë 74 vjeç në kohën e ceremonisë. Ai do të jetë personi më i vjetër që do të kurorëzohet mbret.
Kishte më shumë se 8000 të ftuar nga 129 kombe kur mbretëresha Elizabeth II u kurorëzua, më 2 qershor 1953, por kjo ngjarje pritet të jetë pak më modeste.
Burimi i Bloomberg nuk ka shpjeguar arsyetimin e këtij vendimi për të shmangur datën 2 qershor. Duhet të ketë një festë në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin dhe kjo mund të përfundojë në 2 qershor, pasi 3 qershori bie në fundjavë.



















