KreuBusull

Mamaja i kërkoi falje publike; Reagon Britney Spears: Ik p*rdhu

Ylli i popit Britney Spears ka reaguar pasi mamaja e saj Lynne Spears i kërkoi falje publike.

Këngëtarja “Toxic” reflektoi për trajtimet e saj mjekësore dhe qëndrimet në psikiatri në një postim të sinqertë në Instagram të mërkurën.

“Për 13 vjet, më duhej të takohesha çdo javë me mjekë për të rikthyer të kaluarën time, gjë që përkeqësoi situatën! Sa i përket gjithë familjes sime, duke përfshirë vëllain, motrën, kushërirat, hallat, xhaxhallarët, dreqin dhe gjithë audiencën… ose ishin të pavetëdijshëm ose ishin të dehur! Unë isha ajo që kishte frikë të lëvizte se e dija që babai im do të më vendoste diku nëse nuk do të bashkëpunoja… edhe në Amerikë, në vendin e lirisë!

 

Asnjë person nuk u ngrit për mua! Mami merre faljen tënde dhe ik p*rdhu!!! Dhe të gjithë mjekëve, lutem që të gjithë të digjeni në ferr!”, ka shkruar Britney Spears.

Kujtojmë që refuzimi i interpretueses së “Gimme More” vjen vetëm disa ditë pasi Lynne iu lut publikisht vajzës së saj për falje dhe për ta zhbllokuar atë nga rrjetet sociale në mënyrë që të flisnin.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF