KreuBusull

E more vesh?! LP është në Tiranë të dielën! Ja si të shkosh?!

Laura Pergolizzi, apo siç njihet ndryshe nga të gjithë LP, do të mbajë një koncert ‘live’ këtë të diel, më 9 tetor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ky lajm gëzoi pamasë të gjithë adhuruesit e këngës “Lost On You”, dhe jo vetëm, pasi hitet e LP janë të shumta, duke filluar nga “When We’re High”, “Dreamcatcher”, “Tightrope”, “Recovery”, e duke vazhduar me “Strange”, “Shaken”, “Other People”, e shumë të tjera.

Pyetja që të vjen në mënyrë të natyrshme dhe pa u menduar fare kur dëgjon që ‘LP vjen në Tiranë’ është, “Si të shkojmë?”; ndaj ne po u vijmë në ndihmë duke u treguar detaje rreth çmimeve ekonomike të biletave dhe gjithashtu linkun ku mund të bëni rezervimin tuaj..

Çmimet e biletave janë:

Zonat B, C – 2500 lekë

Zonat D1, D2, D3 – 3000 lekë

Zonat A1, A3, A4, A6 – 6000 lekë

Zonat A2, A5 – 7000 lekë

Biletat mund t’i blini online në www.myticket.al  dhe automatikisht u vinë në email në format PDF, si dhe fizikisht në agjencitë e përzgjedhura @unionnet_westernunion në link:

https://www.myticket.al/agjenciteWU.php

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF