Nëse jeni e mbushur, nuk është e tepërt t’i dini këto rregulla mbi stilin. Edhe pse ende nuk mund të vërtetojmë zyrtarisht, vihet re se gjithnjë e më shumë po angazhohen modelet “plus size” në fushatat e top-brendeve. Ajo qe na bind se jemi një hap më afër, nëse jo edhe deri në ndryshimet historike në botën e modelimit, që është një ndër faktorët kyç për formësimin dhe percaktimin e bukurisë, shkruan Telegrafi. Scarlett Johansson, Eva Mendes dhe Monica Bellucci, apo edhe Kim Kardashian ( dikur) pervijonin bukurine femerore me forma te mbushura. Nje nder zonjat më të njohurat dhe më krenare për trupin e bëshëm, është – Ashley Graham!
Ja disa rregulla qe duhet te dijne femrat me këtë lloj trupi:
1. Fustani me mbështjellje dhe jamper-i i shkurtër theksojnë në masën e duhur format femërore! Nën jamper mund të vishni këmishë apo fustan të hollë leshi.
2. Ndoshta nuk ju duket ashtu, por femrave me forma më të plota trupore u rrinë mjaft mire xhinset e ngushta, por edhe ato në formë kambane. Sidomos, ato modele të cilat kanë bel të lartë.
3. Pantallona në formë “cigareje” me bel të lartë , me material viskoz ose te mëndafshtë mund të duken shumë të sofistikuara dhe elegante, të kombinuara me çizme të shkurtra dhe bluza joshese apo pulovër.
5. Veshja qe nuk duhet te mungoje në gardërobën e nje zonje te mbushur, është fundi i ngushtë. Nëse kishte kuptuar diçka Kim Kardashian atëherë pikërisht fakti që duhet t’i qëndronte besnike këtij modeli.



















