Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ishte e ftuara e natës së dytë në emisionin “Më lër të flas”. Ajo tregoi më shumë për jetën profesionale dhe atë private. Këngëtarja u ndal dhe tek vajza e saj, Ajka, e cila sipas saj kur të rritet edhe mund të ndjeki rrugën e prindërve.
“Ka shumë gjasa që me karakterin që ka, është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor të jashtëzakonshëm. Kështu mund të them (qesh). Të dyja genet i ka marrë. Do të aktrojë duke kënduar ose do të këndojë duke aktruar. Uë do të doja që vetëm Ajka të ishte e lumtur, të zgjidhte çfarë t’i donte zemra”, përgjigjet Xhensila, por më pas zbulon se si shumë prindër shqiptar, do të donte që vajza të bëhej mjeke.
Artistja tregoi më tej dëshirën për të zgjeruar familjen e saj dhe planet për fëmijë.
“Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë”, thotë ajo.