Elon Musk ka folur si rrallëherë për vdekjen e fëmijës së tij të parë, i cili vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave në moshën 10 javëshe në vitin 2002. “Fëmija im i parëlindur vdiq në krahët e mi”, shkroi Musk në Tëitter. “Ndjeva rrahjet e tij të fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do të përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”.
Teksa rrëfeu përvojën e tij, Elon adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në Tëitter dhe tha se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë, ishin lajme të rreme. Jones akuzoi qeverinë amerikane se ndihmoi në inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore si dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë. Nga të shtënat, gjetën vdekjen 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit.
Jones u ndalua gjithashtu përgjithmonë nga disa platforma kryesore të teknologjisë, duke përfshirë Facebook dhe YouTube, si rezultat i shkeljes së kushteve të tyre të shërbimit.