KreuBusull

Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Kjo javë që lamë pas u shoqërua me disa lajme që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet. Nëse për një arsye ju i keni humbur, po u rikujtojmë se cilat ishin lajmet më pikante të javës në showbiz.

Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare!

Këngëtarja e njohur në të gjithë botën Dua Lipa ka marrë shtetësinë shqiptare. Presidenti Bajram Begaj priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

Gjatë javës Dua ishte imazhi kyesor në çdo rrjet social ajo mbajti një koncert madhështorë në Tiranë me rastin e 28-29 Nëntorit duke mbyllur kështu edhe turine e albumit të saj “Future Nostalgia”!

E veshur kuq e zi me flamurin në dorë, Rita Ora uron 110-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri!                


Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.

Të gjithë “kundër” Balenciagas: Kim Kardashian anulon marrëveshjen!


Skandali i saj i fundit i reklamave po e vendos në një pozicion mjaft të vështirë këto kohë shtëpinë e famshme të modës, Balenciaga. Së fundi, Kim Kardashian ka hedhur poshtë një marrëveshje të vitit 2023 me të. Ylli i reality show-t tha se po e “rivlerësonte” partneritetin e saj me markën e njohur.

Kate Middleton shkëlqen me fustanin e gjelbër me shpatulla të zbuluara!

Kate Middleton shkëlqeu me fustanin e gjelbër të puthitur pas trupit dhe i zbulonte në mënyrë mjaft të hijshme supet, me të cilin u shfaq në ceremoninë e Earthshot Prize Awards. Princesha e Uellsit shoqëroi të shoqin, princin William në një udhëtim në Boston, dhe në këtë event të vecantë, ajo ishte veshur denjësisht për një “mbretërore britanike.

Pas trombozës në tru, Hailey Bieber sërish e sëmurë: Kam një kist sa një mollë në vezore


Modelja Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit e saj një problem shëndetësor. Në rrjetin e saj social, modelja ka rrëfyer se një kist në vezore, me “sa një mollë” është formuar sërish në mitrën e saj.

Bashkëshortja e Justin Bieber postoi një foto në Instagram ku tregonte barkun dhe shkruan se nuk është në pritje të një foshnjeje.

“Kam një kist në vezore me madhësinë e një molle. Nuk vuaj nga endometrioza ose PCOS (sindroma policistike e vezores), por më është shfaqur disa herë kisti i vezores dhe nuk është mirë”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF