KreuStil Jetese

“Isha e palumtur”, Emily Ratajkowski flet për ndarjen nga Sebastian Bear-McClard!

“Isha e palumtur”, Emily Ratajkowski flet për ndarjen nga

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka folur së fundmi në episodin e fundit të podcast-it të “Dear Media’s Going Mental With Eileen Kelly” për ndarjen dhe vendimin e saj për t’i dhënë fund martesës së saj me Sebastian Bear-McClard.

Dyshja, të cilët u martuan në vitin 2018 dhe i dhanë fund romancës në shtator 2022, kanë një djalë 2-vjeçar, Sylvester. “Nuk pata guximin të largohesha për një kohë të gjatë. Unë isha vërtet shumë e palumtur”, tha Ratajkowski. “Sapo kisha lindur një fëmijë. U dobësova shumë sepse nuk isha mirë”.

Para se t’i jepte fund martesës së saj, Ratajkowski rrëfeu se “provoi gjithçka tjetër” për të kuruar pakënaqësinë e saj. “Unë u përpoqa të merrja ilaçe kundër depresionit. Isha e sigurt se diçka nuk shkonte me mua. Unë mendoj se shumë nga ajo që mësova nga ajo marrëdhënie është t’i besosh instinkteve të tua”.

Në një intervistë kur u përmend se njerëzit ishin të befasuar që dikush aq i përsosur si Emily Ratajkowski gjithashtu mund të mashtrohej, modelja mendoi se ishte interesante. Ajo tha se nuk ka rëndësi kush je sepse “burrat janë plehra”. “Nuk ka rëndësi kush je apo sa perfekt je”. Sa i përket këshillave që do t’u ofronte grave që duan të largohen nga një lidhje, Ratajkowski vuri në dukje se ato kanë të ngjarë të tronditen se sa më e lehtë është jeta sapo ta ndërmarrin atë vendim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF