KreuStil Jetese

Habit aktori i njohur dhe bashkëshortja: “Nuk duam të bëhemi prindër”!  

Habit aktori i njohur dhe bashkëshortja: “Nuk duam të

“Jemi më mirë kështu”: Aktori Seth Roger befasoi me pohimin e fundit se ai dhe bashkëshortja janë “të lumtur” me “zgjedhjen e tyre për të mos pasur fëmijë” – dhe se beson që kjo gjë e ka rritur karrierën e tij. Rogen vuri në dukje se pikëpamjet e tij dhe të Lauren Miller Rogen për zgjerimin e familjes së tyre janë shumë të ndryshme nga ato të njerëzve të tjerë.  

“Kjo më ka ndihmuar të kem sukses, patjetër”, tha ylli i “Superbad”, në ‘podcastin’ e “Diary of a CEO” sipas PageSix. “Ka një gjë krejtësisht të madhe që nuk po bëj, e cila është rritja e fëmijëve”, shtoi më tej ai. “Disa njerëz duan fëmijë, disa njerëz nuk duan fëmijë”, shpjegoi aktori. “ Ti kalon jetën, martohesh, ke fëmijë. Kështu ndodh për shumicën. Por unë dhe gruaja ime, epo, asnjëri prej nesh nuk ishim të tillë. Sinqerisht, sa më shumë të rritemi, aq më të lumtur dhe të riafirmuar jemi me zgjedhjen tonë për të mos pasur fëmijë”, vazhdoi më tej.  

Ylli i “Knocked Up” tha se mungesa e fëmijëve i ka lejuar atij dhe gruas së tij, me të cilën u martua në vitin 2011, të kenë lirinë për të bërë çfarë të duan.

“Ne jemi në kulmin e jetës sonë. Ne jemi më të zgjuar se kurrë, ne e kuptojmë veten më shumë se kurrë, ne kemi kapacitetin për të arritur një nivel pune dhe një nivel komunikimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin dhe një mënyrë jetese që mund të jetojmë me njëri-tjetrin që nuk kemi mundur të jetojmë kurrë më parë”, tha Rogen.I nominuari për “Emmy” ka qenë më parë i sinqertë për faktin se nuk dëshironte të bëhej baba, duke i thënë Hoëard Stern në maj 2021 se ai dhe regjisorja e “Like Father”, 41 vjeçe, qëndrojnë në shtrat të shtunave në mëngjes “duke parë filma lakuriq”. “Po të kishim fëmijë, nuk mund ta bënim këtë”, ishte komenti I tij.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF