23.5 C
Tirana
E martë, 30 Maj, 2023
spot_imgspot_img

“Harry Potter” do të bëhet baba për herë të parë!

Aktori Daniel Radcliffe ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren shumëvjeçare Erin Darke.

Ylli 33-vjeçar i Harry Potter dhe Darke, 38 vjeç, do të bëhen prindër për herë të parë, thanë burime për Mirror.

Aktorët kanë qenë së bashku për një dekadë pasi thuhet se janë takuar në xhirimet e filmit Kill Your Darlings në 2013.

Radcliffe luajti poetin Allen Ginsberg në film dhe Darke u shfaq si Gwendolyn.

Radcliffe fitoi famë në moshën 12-vjeçare kur luajti si magjistari me syze në filmin Harry Potter dhe The Philosopher’s Stone në 2001.

Darke e lindur në Michigan njihet më së shumti për rolin e saj në serialin e vitit 2015 Good Girl Revolt, dhe së fundmi u shfaq në serialin Prime Video The Marvelous Mrs Maisel.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit