KreuStil Jetese

FOTO/ Khloé Kardashian heq fotot pas kritikave për ‘photoshop’!

FOTO/ Khloé Kardashian heq fotot pas kritikave për

Khloé Kardashian është akuzuar edhe një herë se ka bërë Photoshop te një prej fotove të saj për të ndryshuar pamjen e trupit të saj. Në të kaluarën, ylli i “The Kardashians” pranoi se bën rregullime në fotot e saj për ta bërë botën ta shohë atë ashtu siç dëshiron. Khloé ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një seri fotografish në të cilat shfaqet duke modeluar një minifustan argjendi Dolce&Gabbana.

Influencuesja 38-vjeçare e veshi fustanin në festën e ditëlindjes së shoqes së saj më të mirë Malika Haqq në Los Angeles të premten mbrëma, sipas Daily Mail. Ndjekësit e modeles e sulmuan atë për Photoshop në fotot e saj. Nga këndvështrimi i tyre, gabimet në korrigjim ishin shumë të dukshme, veçanërisht në disa pjesë të trupit të saj. Gabimet ishin kryesisht në ijet dhe këmbët e Khloé Kardashian, aspekt ky i dukshëm kur këto pjesë të trupit të saj morën një formë të çrregullt, duke dhënë ndjesinë se ajo nuk ishte në vendin e vet.

Mesa duket ky ‘truk’ është përdorur nga ekipi i Kardashian për ta bërë siluetën e saj të duket më epshore dhe belin më të shkurtër në gjatësi, ‘truk’ që përdoret shpesh në sesione fotografike. Megjithatë, ndjekësit e saj menduan se ishte e tepërt dhe se binte në kundërshtim me imazhin që ajo shfaq prej muajsh.

Disa orë pasi komentet në postim filluan të mbusheshin me kritika, Khloé Kardashian e fshiu përgjithmonë postimin. Pas pak ajo ngarkoi sërish imazhet, duke mos i vendosur dy fotot ku Photoshop-i ishte bërë keq.

Megjithatë, fshirja e fotove nga llogaria e saj nuk ishte e mjaftueshme, sepse disa mijëra ndjekës tashmë kishin arritur t’i shikonin imazhet dhe i kapën për t’i ngarkuar në platforma të tjera ku kritikuan vazhduan..

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF