KreuStil Jetese

Jay-Z, reperi më i pasur për vitin 2023!

Jay-Z, reperi më i pasur për vitin 2023!

Jay-Z më pak se katër vjet më parë u bë reperi i parë miliarder dhe prej atij momenti pasuria e tij sa vjen e rritet. Sipas vlerësimit të fundit nga Forbes, pasuria neto e artistit të lindur në Brooklyn tani është 2.5 miliardë dollarë.

Jay-Z u bë miliarderi i parë reper në vitin 2019, nga aksionet e shampanjës Armand de Brignac dhe konjakut D’Usse me vlerë mbi 400 milionë dollarë në atë kohë, si dhe prona të ndryshme investimi në Nju-Jork dhe Los Angeles. Pasuria e tij është rritur në vitet e fundit, pjesërisht falë rritjes së kompanisë së tij argëtuese Roc Nation, shitjes së shërbimit të transmetimit Tidal, si dhe investimeve të shumta në kompani duke përfshirë Uber.

“Edhe në një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z prodhon miliona nga shampanja e tij Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse”, thuhet në raportin e Forbes. Në një takim në vitin 2010 me investitorin legjendar Warren Buffett, gati një dekadë përpara se të bëhej miliarder, Jay-Z e krahasoi qasjen ndaj karrierës së tij muzikore me strategjinë e Oracle of Omaha për të investuar vetëm në bizneset që ai kupton dhe jo në ato që janë më të njohura. 

“Muzika është si aksionet”, tha Jay-Z për Forbes në atë kohë. “Njerëzit priren të marrin vendime emocionale”.


Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF