KreuStil Jetese

E ëma mungoi në dasmë; Flet Luizi, zbulon arsyen!

E ëma mungoi në dasmë; Flet Luizi, zbulon arsyen!

Luiz Ejlli arriti që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” të rrëmbente zemrat e mbarë shqiptarëve dhe tashmë që ndodhet jashtë shtëpisë po shijon suksesin e tij. Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Luizi ka folur për herë të parë në një intervistë të dhënë gjatë After Party-t të organizuar nga produksioni.

Teksa është pyetur se kur do të ikë në Shkodër, Luizi ka thënë që ka shkuar mëngjesin e së dielës pasi kishte nënën sëmurë. “Kam ikur dje tinzash se shkova se kam patur nënën pa qejf…”, tha ai. Në këtë mënyrë ai ka zbuluar edhe arsyen që pse nëna e tij mungoi në dasmë, gjë e cila u komentua jo pak në media. Luizi po ashtu u shpreh i gatshëm për të qenë pjesë e BBV, edicionin e ardhshëm të këtij formati, por kësaj here si pjesë e produksionit.

Ende pa kaluar 24 orë, Luizi mbajti koncertin e parë. Klubi ku ai ka përformuar u mbush me qindra fansa të këngëtarit. Gjatë performancës së Luizit në skenë është ngjitur edhe bashkëshorten e tij, Kiara Tito. Ai i ka dedikuar moderatores këngën e shkruar posaçërisht për të dhe njëzëri gjithë publiku ka kënduar me të, duke u krijuar një atmosferë shumë magjike.

Kiara Tito zgjodhi që të marrë mbiemrin e Luizit, dhe prej së shtunës zyrtarisht moderatorja njihet si Kiara Ejlli. Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë romanca e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi njohja e tyre duhet thënë ka qenë në kushte jo të zakonshme..

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF