KreuBordo Men

GAGDET/ 5 të rejat e fundit në teknologji!

GAGDET/ 5 të rejat e fundit në teknologji!

Lamborghini hibrid dhe super i shpejtë

Gjiganti i automobilave Lamborghini prezanton supermakinën e parë 100 për qind hibrid. Ky model quhet Revuelto dhe përfaqëson automjetin elektrik me performancë shumë të lartë. Modeli Revuelto do t’ju befasojë me shpejtësinë dhe shifrat flasin për plot 350 kilometra në orë, ose 62 mph në vetëm 2,5 sekonda.

Kronograf 3D

Huawei krijoi ultimate, me pamje klasike, kasë metalike me bazë zirkoni, e cila e bën të duket si një kronograf i vërtetë, por me një prekje gjithçka kthehet elektronike, falë ekranit Amodel me mbulesë xhami dhe safir me rezistencë të lartë. Ora ka një kurorë rrotulluese 3D dhe reziston në ujë deri në 100 metra thellësi.

Ultrasport F-Bike

Për ata që nuk kanë kohë për palestër, zgjidhja është biçikleta stërvitore F-Bike. Tejet praktike, 46 centimetra gjerësi, 57 cm e gjatë dhe 138 cm lartësi, ofron 8 opsione të ndryshme për stërvitjen e trupit, që janë të monitorueshme në një ekran LCD, ku do të shihni kaloritë që mund të humbni dhe parametrat e tjerë fizikë.

Sonos Era 300

Marka e njohur Sonos ka nxjerrë në shitje altoparlantin inteligjent Era 300, që dallojnë për cilësinë e lartë, por edhe për dizajnin e shkëlqyer. Ky model ka audio me 6 drejtime, falë dy bokseve të vogla dhe një midwoofer të madh, performancë Dolby Atmos dhe mund të lidhet pa patur nevojë për tela me çdo pajisje.

Leica 100 vjet Walt Disney

Marka Leica festoi 100 vjet histori Walt Disney, duke ofruar një model me vizatimet e personazhit të njohur të kartonëve Mickey Mouse. Aparati ka të gdhendur në sipërfaqe grafitet e miushit të njohur, ndërkohë që punon me film 35 mm si dhe lente speciale Leica Q2, ndërsa çmimi i këtij edicioni të kufizuar arrin në 6200 euro.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF