16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Martesa me Sam Asghari në krizë? Reagon Britney Spears!

Britney Spears ka shuar thashethemet që kanë qarkulluar për probleme të mundshme në martesën e saj me Sam Asghari. “Princesha e Popit” ka postuar një video në Instagram në të cilën puth të shoqin teksa qëndron në majë të gishtave.

“Ndihem shumë e bekuar që jam me një bashkëshort kaq të mrekullueshëm që më frymëzon çdo ditë”, ka shkruar 41-vjeçarja krahas videos ku ata shihen shumë të dashuruar.

“Kaloni një ditë të shkëlqyer miqtë e mi dhe fat të mirë!”. Kjo shfaqje e dashurisë mes Britney dhe Sam vjen pas thashethemeve për një krizë martesore po qarkullonte për ta. “Princesha e Pop-it” ka vendosur të çaktivizojë komentet në postimet e saj duke mos lejuar fansat të komentojnë në postimin e saj.

Asghari doli kundër dokumentarit “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom”, para se të publikohej. “Më dukej absolutisht e neveritshme që njerëzit që ishin në jetën e saj kur ajo nuk kishte zë, shkuan dhe e treguan historinë e saj sikur të ishte e tyre”, shkroi Asghari në Instagram.

Asghari tha se ishte e neveritshme ajo që ata kishin bërë dhe u kërkoi njerëzve të mos besonin gjithçka që shihnin në internet.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit