KreuHoroskop

Ne e dimë si duket shtëpia juaj, nisur nga horoskopi! Na thoni nëse e gjetëm!

Ne e dimë si duket shtëpia juaj, nisur nga horoskopi! Na thoni

Minimaliste, maksimaliste, Scandinavian, Bohemiane apo diçka në në mes. Cili është stili juaj i dizajnit në banesë? Pavarësisht nëse je një Virgjëreshë ultra e organizuar, një dekoratore emocionale si Gaforrja apo një Dashi kurioz, ne kemi deshifruar se si shenja juaj e zodiakut dikton shtëpinë tuaj.

Gaforrja

Thellësisht emocionale, shenjat e Gaforres ndonjëherë janë më të vështirat për t’u njohur dhe e njëjta gjë vlen edhe për brendësinë e tyre. Një dashnor i shprehjes fizike duke përfshirë artin, një shenjë e Gaforres do të shprehet përmes pjesëve të guximshme me të cilat kanë një lidhje serioze emocionale. Plus, si një shenjë e fortë e ujit mund të vini bast se një Gaforre do të zotërojë (ose do të dëshirojë të kishte) një pishinë.

Virgjëresha

Ah, Virgjëresha. Kjo shenjë di të jetë vetëm perfekte krenohet me hapësirën e saj e cila përfshin pastërti, rregull dhe mjafueshëm dollapë për të ruajtur gjithçka ju duhet. Një adhurues i toneve neutrale me prekje të qeta, Virgjëreshat shkojnë drejt dizajnit Scandinav dhe mobiljeve minimaliste. Në shtëpinë e një Virgjëreshe rrëmuja pothuajse nuk ekziston, prandaj mendojeni mirë nëse doni të bashkëjetoni me të.

Demi

Një shenjë jashtëzakonisht fizike Demi pëlqen një shtëpi me shumë hapësirë ​​të jashtme të mjaftueshme për një kopsht. Ju i doni gjërat materiale, kështu që kopshtaria dhe dekorimi i brendshëm janë hobi që vijnë natyrshëm dhe do të frymëzojnë pjesën tjetër të dekorit tuaj të brendshëm.

Shigjetari

Një udhëtar që jeton për të mbledhur, një shtëpi e Shigjetarit është e mbushur me mallra nga e gjithë bota. Shpesh me stil bohemian ose bregdetar, një Shigjetar adhuron materialet natyrore me ngjyra të ndezura, të marra nga skajet më të largëta të globit.

Peshqit

Një shenjë e butë e ujit, Peshqit kërkojnë hapësira qetësuese që do të ofrojnë një strehë për jetën e tyre melankolike. Ngjyrat që mbizotërojnë në shtëpinë e Peshqve janë e bardha, krem ​​dhe pastel.  Peshqit do të përdorin objekte për të shtuar karakter në shtëpitë e tyre. Shpesh ata realizojnë objekte të punuara me dorë, për të cilat jenë tejet krenarë.

Peshorja

Një person social, i kujdesshëm dhe i hapur, Peshoret do të ndërtojnë një shtëpi rreth funksioneve që i shërbejnë më së miri kryesisht, jetës së tyre shoqërore. Një tavolinë e madhe ngrënieje, divane komode dhe një zonë argëtimi në natyrë janë të gjitha prioritetet kryesore për Peshoret.

Luani

Një shenjë zjarri me pasion për ngjyrat, një Luan do të mbushë shtëpinë me objekte të ndritshme, mobilje dhe art. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe shtëpia juaj nuk është ndryshe. Maksimalistët në zemër, një Luan do të shkojëdrejt gjërave më të bukura për të mbushur shtëpinë e tyre, pa marrë parasysh kartën e tyre të kreditit, sepse atë që një Luan e do, e merr.

Binjakët

Kuriozë nga dizajni me një natyrë të pavendosur, shtëpia e Binjakëve shpesh do të ketë shumë stile të ndryshme. Eklektike dhe intriguese, çdo dhomë flet vetë dhe mund të pasqyrojë një periudhë të caktuar në jetën tuaj. Nga minimalisti në maksimalist, një Binjak i ka provuar të gjitha.

Bricjapi

Një tradicionalist dhe adhurues i kontrollit, një shtëpi e Bricjapit është e pajisur bukur dhe shpesh si galeri me mallrat e saj. Mjeshtëria është e rëndësishme për ju dhe koleksionet e mobiljeve të bukura italiane dhe artikujve prej lëkure të punuar me dorë mund të gjenden nëpër këto shtëpi, shpeshherë flamurtare. Megjithatë, ashtu si me Virgjëreshën, Bricjapët njihen për të qenë kokëfortë, duke e bërë të vështirë për një partner që të përzihet pa probleme me stilin e drejtpërdrejtë të dekorimit të një Bricjapi.

Ujori

Stili boheme është në të gjithë shtëpinë e një Ujori. Kreativiteti rrjedh lirshëm në shtëpinë tuaj, por më së miri shfaqet përmes dashurisë për artin, objekteve të bukura dhe pjesëve unike. Kërkoni gjetje unike në tregje ose panaire dizajni për një shtëpi që ju bën krenarë.

Dashi

I njohur për të qenit optimist, Dashi shkon për ngjyra të ndezura me hapësira të mbushura me dritë. Duke iu përshtatur stilit industrial të mobiljeve dhe arkitekturës, një Dashi do ta pëlqejë fleksibilitetin e një ndërtese të trashëgimisë ku mund të luajë përreth.

Akrepi

Pavarësisht nëse stili i tyre është minimalizmi i viteve 1960 apo kolltukët prej kadifeje të veshur me jastëkë të stampuar Gucci, stili i një Akrepi është i qetë dhe gjithmonë i ekzekutuar në mënyrë të përsosur. Plus, falë besnikërisë së tyre të famshme, shtëpia e Akrepit shpesh është e mbushur me suvenire dhe dhurata të çuditshme. Ata kurrë nuk do të lëndonin një mik duke hedhur një dhuratë, kjo është e sigurt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF