KreuStil Jetese

Dënohet me 30 vjet burg për përdhunim aktori i njohur!

Dënohet me 30 vjet burg për përdhunim aktori i njohur!

Ylli i “The 70’s Show” Danny Masterson është dënuar me 30 vjet burg për përdhunim. Ai u shpall fajtor për dy nga tre akuzat e përdhunimit. 46-vjeçari u mbajt në paraburgim pas vendimit në fillim të këtij viti dhe së fundmi mori dënimin maksimal për krimet.

Midis viteve 2001 dhe 2003, Masterson ishte deklaruar i pafajshëm për përdhunimin e tre grave në shtëpinë e tij në incidente të veçanta. Dënimi rrjedh nga gjyqi i dytë në këtë çështje, i cili filloi më 24 prill dhe shkoi në juri më 17 maj.

Aktori është më i njohur për rolin e tij si Steven Hyde në “That ’70 Shoe”, i cili u transmetua për 8 sezone në Fox nga 1998 deri në 2006, ku luajti me Mila Kunis, Ashton Kutcher, Laura Prepon, Topher Grace dhe Ëilmer Valderrama.

Kutcher dhe Masterson gjithashtu luajtën në “The Ranch” të Netflix duke filluar në 2016, por Netflix dhe producentët e hoqën Masterson pas akuzave për përdhunim. Në atë kohë, Masterson tha në një deklaratë për CNN se ishte shumë i zhgënjyer nga vendimi.

Akuzat për aktorin datojnë në mars 2017, kur gazetari dhe ish-redaktori i Village Voice, Tony Ortega, shkroi në faqen e tij “The Underground Bunker” se Masterson po hetohej nga Departamenti i Policisë së Los Angelosit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF