Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia dhe do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Universe në El Salvador, njoftuan mediat portugeze.
Marina Machete, një stjuardesë 28-vjeçare, iu dha titulli Miss Portugali të enjten në Borba, në rajonin juglindor të Evora.
“Krenare që jam gruaja e parë trans që konkurron për titullin e Miss Universe Portugali”, shkroi ajo në rrjetet sociale përpara se të fitonte titullin.
“Për vite me radhë nuk ka qenë e mundur të marr pjesë dhe sot jam krenare që jam pjesë e këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.
Në korrik, holandezja 22-vjeçare Rikkie Kolle u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi titullin Miss Holanda.
Machete dhe Kolle do të pasojnë Angela Ponce të Spanjës, e cila u bë kandidatja e parë transgjinore për titullin Miss Universe në 2018.







