Në moshën 49-vjeçare, Charlize Theron është po aq rrezatuese si kurrë më parë. Ajo ka eksploruar çdo gjë, që nga vetullat super të dobëta të frymëzuara nga vitet 1920, deri te kthimi i flokëve të saj natyral bjonde në ngjyrë të pis të zeza, apo prerjet fare të shkurtra pixie.
"Unë me të vërtetë nuk kam frikë nga asnjë model flokësh. Ju nuk e keni jetuar jetën tuaj nëse s'keni provuar modele të ndryshme në flokët tuaj"; ka thënë Charlize dikur gjatë një interviste për Vogue. Sigurisht me një portret si ai i Charlize, askush nuk do t'i frikësohej asnjë modeli flokësh, pasi rezultati është gjithmonë një dhe i vetëm: të le pa frymë.
Sot aktorja e hatashme e Hollywood feston ditëlindjen e 49-të dhe më poshtë gjeni 12 momentet më ikonike të yllit të kinematografisë.