KreuBeauty

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë kafe, ky besim mund të jetë veçanërisht i vërtetë. Falë ekuilibrit harmonik midis cilësive të furçave hiper-performuese me veprim të zgjatur ose volumizues dhe ngjyrës kafe, duket se ky është një sekret që e përdorin edhe të famshmet si Blake Lively dhe Nicole Kidman.  Një ngjyrë klasike por e pazakontë, kafe përcakton pamjen dhe i jep shkëlqim grimit të syve, por pa tepricë. Pikërisht për këtë arsye një maskara dhe lapës vetullash në ngjyrë kafe është aleati më i mirë i çdo grimi natyral, për t'u kombinuar me nuanca të ndryshme duke krijuar kështu një pamje diskrete dhe të sofistikuar.

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Një efekt që nënvizon pamjen pa shumë ‘zhurmë’,  duhet provuar me patjetër. Edhe personazhet e famshëm kanë zgjedhur të mbajnë maskara ngjyrë kafe si në jetën e përditshme ashtu edhe në disa tapete të kuq. Grimerja e Blake Lively tha për Allure se “Blake preferon një pamje më natyrale kur bëhet fjalë për grimin e syve në krahasim me ditët e Gossip Girl, ku kishim shumë të zeza në qerpikë. Sot ajo dëshiron të theksojë sytë e saj me bojë për vetulla kafe”. Dhe do të mjaftojë të shikoni pak më me kujdes pamjet nga afër të të famshmëve për të vënë re se kjo nuancë është vërtet shumë e njohur. Mes tyre gjejmë Nicole Kidman, Kate Ëinslet, Beyoncé dhe Cara Delevingne.

 

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF