Tendencat e bukurisë dhe zgjidhjet DIY (të bëra në shtëpi) shpesh vijnë nga TikTok . Ndër risitë më të fundit që është bërë virale është uji i orizit . Një përbërës i lashtë që është përdorur prej shekujsh për t'i dhënë shkëlqim flokëve.
Tik Tok i ka dhënë një jetë të dytë duke e përdorur si tonik për fytyrën. Përgatitja është fare e thjeshtë: mjafton të lini pak oriz të bardhë në ujë të ftohtë për gjysmë ore deri në disa orë dhe më pas sitni orizin, uji qumështor që ka mbetur është gati për t'u përdorur si ndriçues dhe antioksidant .
Ujë orizi në flokë
Uji i orizit është një nga përbërësit kryesorë të kujdesit për flokët , sepse përmban proteina, niseshte, aminoacide, vitamina B dhe E të cilat u japin forcë dhe shkëlqim flokëve të brishtë dhe të thatë . Në Tik Tok, hashtag-u #riceëater ka 408.7 milionë shikime dhe falë krijuesit @gloëëithava po arrin sukses edhe si përzierje për t'u përdorur në lëkurë .










