KreuBeauty

6 serume must nga The Organic Pharmacy

6 serume must nga The Organic Pharmacy
HYALURONIC ACID SERUM

95.8% organic
Serum i pasur me acid hialuronik, i cili ka veti higroskopike, duke mbajtur ujin në lëkurë. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit, si dhe parandalimin e rrudhave. Mund ta përdorini vetëm ose kombinuar me serumet e tjera me pika.

Përdorimi: Apliko disa pika serum në lëkurë të pastruar. Përhape lehtë në fytyrë qafe dhe dekolte. Kërkon përdorim të një kremi me SPF gjatë paradites.

RETINOL NIGHT SERUM
93.5% organike

Serum i pasur me retinol, i cili lufton rrudhat, njollat dhe ndihmon në nxitjen e kolagjenit në lëkurë. Mund ta përdorini vetëm ose kombinuar me serumet e tjera me pika.

Përdorimi:

Apliko disa pika serum, në lëkurë të pastruar në darkë. Përhape lehtë në fytyrë, qafë dhe dekolte.

Këshillohet ta filloni 2 herë në javë, javët e para duke e shtuar intensitetin më pas.

STABILISED VITAMIN C SERUM

91% organic

Serum me vitaminë C të përqendruar 15%, e cila ndihmon në zbardhjen e lëkurës, luftimin e shenjave të moshës dhe radikaleve të lira. Vitamina C është gjithashtu nxitëse në prodhimin e kolagjenit. Mund ta përdorini vetëm ose kombinuar, me serumet e tjera me pika.

Përdorimi:

Apliko disa pika serum në lëkurë të pastruar, në darkë ose mëngjes. Përhape lehtë në fytyrë, qafë dhe dekolte. Paradite kërkon aplikim të kremit me SPF.

FOUR ACID PEEL

90.8% organike

Serum eksfoljues, i cili përmirëson cilësinë e lëkurës. Lëmon lëkurën dhe ndihmon në largimin e shenjave dhe akneve. Ka efekt të lehtë zbardhues dhe reduktues të rrudhave. Këshillohet të kombinohet me serumet e tjera me pika.

Përbërësit: Acid glikolik, acid laktik, acid tartarik, acid citrik.

Përdorimi: Apliko disa pika serum në lëkurë të pastruar. Përhape lehtë në fytyrë, qafë dhe dekolte. Kërkon përdorim të një kremi me SPF gjatë paradites.

SKIN RESCUE SERUM

Serum vajor i përshtatshëm për lëkurat sensitive, me problematika, si eczema dhe psoriasis. Përdoret gjithashtu pas shenjave në lëkurë.

Përmban: Vaj tamanu, stelaria, kamomil dhe trëndafil.

Përdorimi: Aplikoni disa pika mëngjes ose darkë, sipas nevojës.

Niacinamide Ultra 5 serum   

Serum me përmbajtje të niacinamideve, acid hialuronik, vitaminë C e stabilizuar dhe bakuchiol.

Ndihmon në reduktimin e rrudhave, riparimin e barrierës, zbardhimin e lëkurës, reduktimin e skuqjeve dhe ngushtimin e pamjes së poreve.

Përdorimi: Aplikoni serumin me pika në fytyrë, qafë dhe dekolte mëngjes dhe darkë.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF