Nga Ilda Lumani
Linjat e famshme në botë, të krijuara prej dekadash, e kanë shtruar rrugën e suksesit për emrat e mëdhenj të kompanive kozmetike, dhe kur një emër shqiptar tenton të hyjë në Shqipëri (e botë), me ambicien për të konkurruar pikërisht këto brande historike, duket pak marrëzi. Por, pas eksperiencës sime të parë me fondatinën “SKosmetics”, mund të them se edhe unë jam marrosur nga kjo marrëzi.
Është fat të kesh një lëkurë të mirë pa pore, shenja aknesh apo shenja të tjera, e për këtë arsye deri para dy-tre vitesh, fondatinën e kam përdorur vetëm në raste eventesh, ku veshja dhe look-u impenjativ kërkojnë edhe pak më tepër vëmendje në make up. Vitet ikin dhe sigurisht lëkura ka tekat e kapriçot e veta, ndaj kohët e fundit edhe për mua, është bërë një ‘must’ përdorimi i fondatinës në përditshmëri. Pas disa eksperiencash të mira, me disa linja të testuara suksesshëm në botë, fare rastësisht u njoha me risinë e “SKosmetics”, një founcealer, që prej një muaji është bërë pjesë e pandarë e rutinës sime.
Në zonën e ish-Bllokut, te pallati RAINBOW, më tërhoqi pikërisht dyqani “SKosmetics”, i cili më ftoi si një magnet nga pamja jashtë, e po aq i dashur ishte edhe brenda. Me një shije të hollë arredimi, ku vitrinat nuk ofronin më shumë sesa duhet, ku vëmendja ndalet te çdo produkt dhe produktet nuk të ngatërrohen dhe mbingarkojnë syrin, ku ngjyra pastel dhe detajet e një copëze natyre, një gur e mandej shkëmb i manipuluar bukur, ngjajnë kaq reale sa ti ndjen pikëtakimin e gjenezës me finalen, atë që është sot…
Një spot mandej, ku ti të aplikosh pikërisht produktet, me grimierët profesionistë, të cilët janë të gatshëm sa herë ti vendos të bësh një grim 100 % “SKosmetics”, e bëjnë një eksperiencë konkrete, atë çfarë ti dëshiron vërtetë të marrësh nga çdo dyqan i këtij lloji.
Mes disa produkteve, - për të cilat do të ndalemi me siguri edhe herë tjetër në faqet e “Bordo”, veçova pikërisht “founcealer-in”, pasi për mua është një pikë e fortë, përdorimi i së cilës ose ta çon në një nivel tjetër make up-in, ose ta rrëzon atë.
Dhe ajo çfarë gjeta te ky produkt, ishte pikërisht përhapja në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme, e tejet kremoze, mbulimi në mënyrë të përsosur i çdo pike apo shqetësimi, që lëkura ‘na ka dhuruar’ me vitet.
Do të veçoja te ky produkt faktin që është 2 në 1, ‘foundation’ dhe ‘concealer’. Gjithashtu ka 2 mënyra inovative përdorimi: me pompë për përdorim ‘foundation’ dhe me aplikator furçë për përdorim concealer/korrektor, për përdorim poshtë syrit apo për të mbuluar imperfeksionet e lëkurës. Produkti thahet vetë, pa patur nevojën e përdorimit të një pudre për shkak të gjithë ingredientëve të përdorur, që lënë një përfundim mat dhe të patransferueshëm.
Ka 8 shades (ngjyra), dhe bashkë me të vjen furça inovative Creamy Brush, me fije sintetike të avancuara, e cila lejon përhapjen e produktit kremoz në mënyrë të njëtrajtshme pa lënë vija.
Mandej, përmbajtja, që është detyrë e çdo përdoruesi që ta lexojë: acid hialuronik, ekstrakte frutash dhe vitamina E me veprim antioksidues, të japin një siguri mentale, dhe kur ti e provon edhe ndjesinë e veçantë dhe sigurinë që dëshiron të marrësh prej tij. Gabimi i vetëm që mund të bëjmë është zgjedhja e ngjyrës. Këtu edhe unë gabova pakëz, pasi do ta dëshiroja një ton më të errët, gjë që tani e manipuloj me ‘blush’, por që jam më e qartë, për ngjyrën e duhur në porosinë e radhës, të cilën mund ta bëj edhe online në faqen e web-it të SKosmetics, ku të gjithë përdoruesit mund të aksesojnë një seksion të dedikuar të gjetjes së ngjyrës së produktit.











