KreuBeauty

Po e shohim kudo; produkti më i ri për flokët është kthyer në obsesion!

Po e shohim kudo; produkti më i ri për flokët është

Ditët e sotme jemi të gjithë online në rrjet dhe nuk ka rëndësi çfarë rrjeti social preferon secili prej nesh, pasi me siguri edhe juve do t’ju ketë rënë së fundmi në sy nje produkt që po përdoret masivisht nga blogere, po edhe vajza të thjeshta. Bëhet fjalë për një fiksues flokësh, që është një përbërje mes xhelit dhe llakut të flokëve, që jep një pamje të tërhequr dhe perfekte në flokët e kapur bisht apo topuz. Ato qimet e vogla anash flokëve janë gjithmonë të bezdisshme dhe të padëshirueshme, ndaj produkti që është kthyer më viral në të gjitha rrjetet sociale ka gjetur menjëherë përdorim të gjerë si zgjidhje perfekte për flokë të ‘lëpira’ bukur pas kokës.

Po e shohim kudo; produkti më i ri për flokët është

 

Kombinuar me një furçë rë mirë flokësh, këto gypa të vegjël prej dylli janë në thelb balsame hidratues që përdoren në fund të stilimit të flokëvë për të fiksuar sa më mirë edhe qimet më të pabindura. Zakonisht ato janë të formuluara me përbërës si dylli i bletës, vaji i avokados dhe vaji i ricinit për të hidratuar, lëmuar dhe mbrojtur fijet nga dëmtimet.

Po e shohim kudo; produkti më i ri për flokët është

Po e shohim kudo; produkti më i ri për flokët është

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF