Ai jeton në një bota të mbushur me aroma. Francis Kurkdjian është një parfumier francez me origjinë armene, i njohur për krijimin e aromave të rafinuara që identifikojnë mbi gjithçka lirinë. Ai ka krijuar mbi 40 aroma për kompanitë të njohura në mbarë botën, po ashtu edhe shumë të tjera, si pjesë e Maison Francis Kurkdjian…!
Jeta e hershme
Francis Kurkdjian lindi në Paris në një familje armene. Ende shumë i ri, ai shfaqi pasionin e madh për muzikën dhe kërcimin, madje fillimisht donte të bëhej balerin. Kur ishte trembëdhjetë vjeç, vendosi të bëhej parfumier, ndaj nisi studimet në këtë fushë, derisa u diplomua me sukses në Institutin e Parisit për Marketing Luksoz.
Parfumi i parë
Kur ishte vetëm 26 vjeç, Kurkdjian krijoi parfumin e tij të parë “Le Male” për Jean Paul Gaultier. Konsiderohet një nga parfumet më të shitur në botë dhe u bë suksesi më i madh. “Le Male” ka një aromë të sofistikuar dhe intensive, e cila mishëron elegancën, fuqinë dhe maskulinitetin, një deklaratë të guximshme kudo që e mban.
Marie Antoinette
Kurkdjian arriti të rikrijonte parfumin e preferuar të Marie Antoinette, duke studiuar detaje historike të shekullit të 17-të, të cilat i gjeti në bibliotekën e Pallatit të Versajës. Parfumi i rikrijuar i vendosur në shishe prej ari 24 karatë, përbëhej nga trëndafil Bullgarie, iris Firence, jasemin, lule dhe përbërës të tjerë nga India dhe Egjipti.
Maison Francis Kurkdjian
Në vitin 2002, Francis Kurkdjian vendosi të ndiqte ëndrrat e jetës, duke krijuar me mikun e tij Marc Chaya, markën me emrin e tij Maison Francis Kurkdjian. Ky brand përfshinte një katalog me parfume, kremra dhe produkte kozmetike që patën sukses. Pas 15 vitesh, kjo markë u ble nga kompania e mallrave luksoze LVMH.
Baccarat Rouge 540
Francis ka krijuar parfumin mitike, Baccarat Rouge 540! Ai u lançua fillimisht si edicion i kufizuar, në 250 shishe kristali të cilat u realizuan falë një përzierjeje, mes një kristali të pastër dhe ar 24 karatësh, të shkrira në temperaturën 540 gradë Celsius. Me bazë lule dhe drurë, ajo ka fituar vendin e saj në historinë e aromave.
Për vete, e të tjerë
Përpos krijimeve nën markën e tij, Francis krijoi parfumin e parë "Le Mâle" për Jean Paul Gaultier, një bestseller botëror. Për shkak të njohurive dhe ndjeshmërisë, deri sot ai ka krijuar parfume për marka, si; John Galliano, Dior, Guerlain, Saint-Laurent, Elie Saab; Burberry, Nina Ricci, Narciso Rodriguez, Elizabeth Arden.