KreuBusull

3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti!

Një 3-vjeçar ka humbur jetën tri ditë më parë në Tiranë, pasi i është injektuar një dozë e lartë narkoze në një klinikë dentare.

Bëhet e ditur se prindërit e 3-vjeçarit kanë bërë denoncimin në komisariatin Nr.4 ndaj klinikës. Mësohet se pasi mjeku i ka bërë grafinë, është vendosur të ndërhyhet me narkozë totale. Pasi ka përfunduar ndërhyrja, fëmija nuk është zgjuar.

3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti!

Sipas informacioneve, mjeku informoi prindërit që ta merrnin fëmijën në banesë me argumentin se 3-vjeçari do të zgjohej. Por i mituri nuk ka dhënë shenja reagimi as në banesë, ndaj prindërit telefonuan klinikën, e cila sipas tyre, nuk u është përgjigjur në telefon.

3-vjeçari u dërgua në spital, në pavionin e pediatrisë, në gjendje kome ku ka qëndruar 2 ditë dhe më pas ka ndërruar jetë. Policia ka nisur veprimet e para, duke marrë në pyetje mjekun dhe stafin e klinikës. Këta të fundit kanë deklaruar se fëmijës i kanë injektuar sasinë e duhur të anestezisë.

 

3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti!

Rasti është referuar në prokurori për vepër penale “Neglizhencë në Mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale.

Bëhet e ditur se policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF