KreuBusull

500 qytete të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë internet falas në rrugë, shkolla dhe hapësira publike

500 qytete të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë
Nga sot, bashkitë në Ballkanin Perëndimor mund të aplikojnë për të përfituar nga nisma WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), e cila do të ofrojë hotspote Wi-Fi falas për deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Europian njofton se afati i fundit i aplikimit për këtë mundësi është 28 prilli 2025.

Pikat e aksesit Wi-Fi do të instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar akses falas dhe të qëndrueshëm në internet për banorët dhe vizitorët. Ky program synon të kapërcejë ndarjen digjitale dhe të sigurojë mundësi ekonomike për komunitetet duke fuqizuar mundësitë për zhvillim.

Bashkitë pjesëmarrëse do të përfitojnë mbështetje të plotë nga Bashkimi Europian, përfshirë furnizimin dhe instalimin e pajisjeve Wi-Fi, shërbimin e internetit dhe mirëmbajtjen. Megjithatë, bashkitë do të angazhohen që të sigurojnë qëndrueshmëri të shërbimit përtej periudhës financimi.

Ky projekt është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një shtysë të fortë transformimit digjital të rajonit dhe nxitjes së integrimit të tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF