
Italoptik ka organizuar një pasdite të veçantë në natyrë, duke sjellë së bashku fëmijë dhe prindër në një aktivitet plot lojëra, kreativitet dhe argëtim, larg ekraneve dhe më pranë natyrës.
Eventi u zhvillua më 2 korrik, në ambientet e Kazermës së Cerenit në Dajt, në bashkëpunim me Noah’s Arc, duke u ofruar të vegjëlve një eksperiencë të mbushur me aktivitete edukative, punime kreative (Arts & Crafts) dhe lojëra në grup.

Në një postim në rrjetet sociale, Italoptik thekson se fëmijët kanë nevojë për më shumë kohë në natyrë, më shumë krijimtari me duart e tyre dhe më shumë momente cilësore me familjen, pasi këto përvoja ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit, komunikimit, përqendrimit dhe vetëbesimit.

Gjatë aktivitetit nuk munguan as surprizat. Italoptik dhe Noah’s Arc organizuan një shorte me dhurata, ku u shpërblyen një biçikletë dhe tre lodra për fëmijët pjesëmarrës.

Italoptik ka bërë të ditur se kjo është vetëm nisja e një serie aktivitetesh të ngjashme, me synimin për të inkurajuar fëmijët të zgjedhin natyrën, lojën dhe eksperiencat reale, duke krijuar kujtime që zgjasin më shumë se koha përpara ekraneve.
