KreuBusull

“I dashuri i saj më përqafoi”; Babai i Ilaria Sulës reagon për vrasjen e të bijës!

“I dashuri i saj më përqafoi”; Babai i Ilaria Sulës

Vrasja e studentes shqiptare në Romë, Ilaria Sula nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson ka tronditur të gjithë Italinë. Së fundmi babai i 22-vjeçares, Flamur Sula, i cili në emisionin “Chi l’ha Visto?”, tregoi detaje se si lindën dyshimet për vajzën e tij.

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jetonte me shoqet në Romë, ku ndiqte universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj.

Ishte sikur të ishte vajza ime shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’. Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj.

“I dashuri i saj më përqafoi”; Babai i Ilaria Sulës

 Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Dukej i qetë, madje më përqafoi”, deklaroi ai.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF