Sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb në një lidhje me Klan News ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe në vijim.
Sipas Porjes, kjo e mërkurë do të karakterizohet nga rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës, ndërsa nesër na pret një ditë pa shi, por më e ftohtë.
“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të pasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës.
Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E Premtja dhe e Shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin.
-
Shpallet mashkulli më seksi në botë për vitin 2023!
8 Nëntor, 11:32
Ajo thekson se deri më 20 nëntor do të ketë stuhi tropikale, “Të paktën deri më 20 nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, theksoi sinoptikania.
E pyetur për zonat që duhet të kenë më shumë kujdes, Porja tha, “Shkodra e Lezha në veri-perëndim. Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme).”