KreuBusull

Vdekja 3-vjeçarit; Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak anestezia!

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pasi shkoi të marrë shërbim në klinikën private dentare “Splendent” të Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos, ka ndodhur si pasojë e anestezisë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore e cila është zbuluar së fundmi.

Vdekja 3-vjeçarit; Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak anestezia!

Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet:

1.Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga këqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plagë kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, ‘si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e përshkuara. Nga këqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua dëmet e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapësirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lëngshëm dhe koagulave në zgavrën e barkut.

Vdekja 3-vjeçarit; Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak anestezia!

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjetr e plagës së vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e nderhyrjea kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF