KreuCelebrity

95 vjeç: E pabesueshme si duket nëna e Melanie Griffith!

95 vjeç: E pabesueshme si duket nëna e Melanie Griffith!

Ajo ka lindur më 19 janar 1930 dhe ka pasur një jetë si në filma: Tippi Hedren, nëna e Melanie Griffith, ishte ndër aktoret më të bukura në Hollyëood. Shumë pyesin veten se cili është sekreti i jetëgjatësisë, por edhe e bukurisë së vazhduar të saj.

95 vjeç: E pabesueshme si duket nëna e Melanie Griffith!
95 vjeç: E pabesueshme si duket nëna e Melanie Griffith!
95 vjeç: E pabesueshme si duket nëna e Melanie Griffith!
95 vjeç: E pabesueshme si duket nëna e Melanie Griffith!

“Mamaja ime e bukur mbushi 95 vjeç! Ajo është e lumtur, e shëndetshme dhe vitale”, ka shkruar Melanie në rrjetet sociale. Ish-gruaja e Antonio Banderas postoi gjithashtu një video të Tippi Hedren duke fikur qirinjtë në tortë. Hedren shpesh përmendet si një ikonë e modës në Hollyëood, megjithatë ajo kurrë nuk e ka ndjerë se e meritonte të ishte në qendër të vëmendjes. “Është një gjë e çuditshme, jam shumë e nderuar ta dëgjoj këtë, por asnjëherë nuk më ka bërë përshtypje vetja”, ka thënë ajo në një intervistë, sipas image.ie.  

Tippi Hedren është martuar tre herë. Jeta e saj dashuror pati po aq kthesa sa edhe komplotet e filmave të regjisorit të famshëm Alfred Hitchcock, me të cilin ajo bashkëpunoi në "Marnie" dhe "The Birds". Aktorja pohoi se Hitchcock u bë aq i fiksuar pas saj saqë i shkatërroi karrierën pasi ajo refuzoi të bëhej e dashura e tij. Sa i përket marrëdhënieve të saj personale, Tippi Hedren nuk pendohet për asgjë që ka kaluar. Në një intervistë të vitit 2016 për botimin “Express”, ajo u shpreh: “Martesat e mia kanë qenë të gjitha të bukura. Mësova diçka të vlefshme nga secila prej tyre”. Megjithatë, theksoi me vendosmëri se nuk do të pranonte një martesë tjetër. “Më pëlqen të jetoj vetëm, edhe unë jam pak egoiste”, shtoi ajo.

Tippi Hedren e filloi karrierën e saj të jashtëzakonshme në industrinë e modës duke punuar si modele në Nju Jork në vitet 1950, por arriti njohje ndërkombëtare në vitet 1960 falë roleve të saj të paharrueshme në filmat e Alfred Hitchcock, The Birds dhe Marnie. Në veçanti, i pari nga këta filma i solli asaj një çmim prestigjioz, Golden Globe 1964, në kategorinë "Aktorja e re më premtuese".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF