KreuCelebrity

Babai i Lamine Yamal sulmohet disa herë me thikë!

Babai i Lamine Yamal sulmohet disa herë me thikë!

Babai i yllit të futbollit Lamine Yamal ka rënë pre e një dhunimi makabër teksa është goditur disa herë me thikë. Mounir Nasraoui u dërgua në spital pasi u sulmua afër Barcelonës nga persona të paidentifikuar. Ai u sulmua në një park makinash në Mataro, afër Barcelonës dhe gjendja e tij thuhet të jetë e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Mediat spanjolle raportojnë se janë bërë disa arrestime, por ende nuk ka deklarata zyrtare rreth identitit të agresorit.
17 vjeçari Yamal, lojtari më i ri i Spanjës ishte pjesë e ekipit të Euro 2024 që mundi Anglinë në finalen e Berlinit muajin e kaluar. Mataro vendi, ku Yamal kaloi vitet e tij të hershme të fëmijërisë, festoi pas fitores, me tifozë të rreshtuar në rrugë. Vetëm pak minuta pasi ekipi i tij mori trofeun, Yamal u emërua lojtari i ri i turneut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF