KreuCelebrity

Diva Ermonela Jaho dhe regjisorja hollivudiane Sofia Coppola bashkë në “La Traviata”

Diva Ermonela Jaho dhe regjisorja hollivudiane Sofia Coppola bashkë në
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, do të rikthehet në skenën e Teatro dell’Opera di Roma me operën e famshme “La Traviata” të Giuseppe Verdit, në një produksion të veçantë me regji të regjisores së njohur hollivudiane Sofia Coppola.

Shfaqja do të vihet në skenë më 21, 26 dhe 30 qershor 2026, ndërsa Jaho do të interpretojë rolin e Violettës, një personazh që e ka sjellë në rreth 300 shfaqje në disa prej teatrove më prestigjioze të botës, përfshirë Royal Opera House, Metropolitan Opera, Opéra National de Paris, Arena di Verona dhe Teatro Real.

Në këtë produksion, Ermonela Jaho do të ndajë skenën me Dmitry Korchak dhe Amartuvshin Enkhbat, ndërsa dirigjimi i orkestrës do të jetë në duart e Francesco Ivan Ciampa.

Produksioni i “La Traviata”, me firmën e Sofia Coppola-s, do të hapet më 21 qershor 2026 në Teatro dell’Opera di Roma.