Këngëtari i njohur Besnik Qaka ka ndarë për herë të parë detaje nga performanca e tij në dasmën private të yllit shqiptar me famë botërore Dua Lipa, duke zbuluar disa nga prapaskenat e një prej eventeve më të komentuara gjerësisht.
I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, lideri i NRG Band u pyet për eksperiencën e tij në ceremoninë ku interpretoi për rreth një orë, pasi u zgjodh nga vetë Dua Lipa për të sjellë atmosferën me muzikë shqiptare.
Moderatorja Marina Vjollca e komplimentoi artistin për performancën, duke thënë se të gjithë të ftuarit kënduan dhe vallëzuan nën ritmet e këngëve të tij.
“Të gjithë ata që kanë qenë aty kanë kënduar e kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm. Besnik, komplimente. Si ishte ndjesia?”, e pyeti moderatorja.
Me stilin e tij të zakonshëm të rezervuar, Besnik Qaka u përgjigj shkurt:
“Super, super! Jemi kënaqur, ka qenë një dasmë gjigante. Kemi performuar para njerëzve më të rëndësishëm!”
Edhe pse nuk zbuloi shumë detaje nga ceremonia private, këngëtari la të kuptohet se bëhej fjalë për një organizim madhështor, ku atmosfera u ndez edhe nga muzika shqiptare. Performanca e tij në një nga eventet më ekskluzive të vitit është një tjetër vlerësim për karrierën e artistit, i cili prej vitesh mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare.
